Kompania ka investuar fort në një tjetër proces që eshtë ai i mbledhjes dhe përzgjedhjes së materialeve polietileni për riciklimi, duke siguruar kështu jo vetëm një pjesë të lëndëve të para primare në vend, por gjithashtu duke dhënë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në mjedis, si një kusht i domosdoshëm për të gjitha bizneset serioze në vend.Politika e kompanisë gjithmonë ka synuar parimet ekonomise qarkulluese.